Lajme

Ish-ambasadori holandez përkrah Osmanin

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kritikoi Josep Borell dhe shpërndau 15 marrëveshje të cilat nuk janë respektuar nga ana e palës serbe.

Këtë postim të Osmanit, e ka përkrahur ish-ambasadori holandez Rober Bosch.

“Përmbledhje shumë e mirë e problemeve nga Presidentja Osmani” ka shkruar Bosch duke i shpërndarë edhe pikat e rënditura nga Osmani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të bëjnë kompromis për të arritur një zgjidhje të negociuar.

Kështu është bërë e ditur nga ana e Ned Price- zëdhënës në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog. Të dyja palët duhet të bëjnë kompromis për të arritur një zgjidhje të negociuar” ka shkruar Price në Tëitter.

Gjatë mesnatës së mbrëmshme, SHBA-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyhet për dy ditë afati për fillimin e dhënies së gjobave për automjete me targa ilegale.

Kjo kërkesë u pranua nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

/Shqip.com