Ish-ambasadori holandez në Kosovë për pesë vendet mosnjohëse të BE-së: Do ta shohin që po përdoren nga Rusia

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovës, Robert Bosch, ka uruar Kosovën në 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Me këtë rast, u ka dërguar mesazh pesë vendeve të Bashkimit Evropian të cilat nuk e kanë njohur Kosovën se “së shpejti do të shohin si po përdoren nga rusët”.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Kosovën. Shpresojmë që Spanja, Sllovakia, Greqia, Qiproja dhe Rumania së shpejti të shohin se si po përdoren nga rusët”, ka shkruar Bosch në rrjetin social “Facebook.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputetë nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik./Shqip.com