Ish-ambasadori britanik O’Connell me fëmijët e tij shpalosin flamurin e Kosovës

Ruari O’Connelli, ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë ka publikuar një fotografi me flamurin e Kosovës në një ndeshje të Ragbit.
Përmes një postimi në Facebook, ish-ambasadori ka shkruar se “është flamuri parë i Kosovës në Twichkenham”.
“Ma vërteto se jam gabim”, ka shkruar Connell.
Për katër vite, Connell ka qenë ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, bëhët fjalë për periudhën 2015-2019.
Madje, sa ishte ambasador në Kosovë, gjatë vitit 2019, kishte marrë pjesë në zyrtarizmin e Federatës së Ragbit në Kosovë.
O’Connoll është i martuar me një gazetare nga Kosova, me të cilën ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. /Shqip.com
First Kosovo flag in Twickenham? Prove me wrong…. pic.twitter.com/ylbCuf3Ffw
— Ruairi O’Connell (@oconnellruairi) November 6, 2021