Sport Ndërkombëtar

Isco nënshkruan kontratë dy vjeçare me Sevillan

Sevilla është skuadra ku do e vazhdojë karrierën – Isco.

Mesfushori spanjoll ishte lojtar i lirë që kur i ndau rrugët me Real Madrid – në fund të sezonit të kaluar.

Në Sevillë – ai do të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Julen Lopetegui.

Reprezentuesi spanjoll kaloi testet mjekësore të hënën për të përfunduar lëvizjen e tij pasi u bë lojtar i lirë në korrik

Ish-ylli i Real Madridit i është bashkuar Sevillas pasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me skuadrën spanjolle.

Sevilla kishte njoftuar një marrëveshje në parim për të nënshkruar me Iscon të dielën, e cila u pasua të nesërmen me konfirmimin se lëvizja ishte e plotë./Shqip.com