Lajme Botë

Irani: SHBA-ja dëshiron të vazhdojë luftën në Ukrainë

Udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, hodhi poshtë pretendimet perëndimore se Irani e ka furnizuar Rusisë me dronë që i ka përdorur në Ukrainë. Foto: AP
Udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, hodhi poshtë pretendimet perëndimore se Irani e ka furnizuar Rusisë me dronë që i ka përdorur në Ukrainë. Foto: AP

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të interesuara t’i japin fund luftës në Ukrainë.

“SHBA-ja, në fakt e filloi luftën në Ukrainë”, tha ai gjatë një fjalimi të martën në Mashhad.

“SHBA-ja e krijoi bazën për këtë luftë për të zgjeruar NATO-n në lindje. Tani, gjithashtu SHBA-ja është ajo që përfitoi më shumë nga lufta në Ukrainë”, tha Khamenei.

“Njerëzit e varfër në Ukrainë po përballen me probleme dhe kompanitë e prodhimit të armëve në SHBA po korrin përfitime, kështu që ata nuk jenë së bashku në përfundimin e luftës”.

Khamenei theksoi qëndrimin e Teheranit se nuk ka marrë pjesë në luftën e Ukrainës, duke i mohuar pretendimet e Perëndimit se Irani e ka furnizuar me dronë të armatosura Rusinë për t’i përdorur në luftë.

Qeveritë perëndimore në muajt e fundit kanë vendosur disa sanksione ndaj Iranit, duke u bazuar në atë se e ka Teherani e ka ndihmuar Moskën në armatim, shkruan AlJazeera.

/Shqip.com