Lajme

Irani për sanksionet e Uashingtonit: Dënojmë vendimin, Tirana viktimë e ShBA-së

Ilustrim

Irani ka reaguar për sanksionet e shpallura një ditë më parë nga Uashingtoni, pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani tha se Shqipëria është viktime e skenarit të Uashingtonit.

“Mbështetja e menjëhershme e ShBA-së për akuzën false të qeverisë shqiptare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe veprimet e shpejta të Uashingtonit për të sanksionuar Ministrinë e Inteligjencës të Iranit duke iu drejtuar të njëjtës akuzë false dhe të paprovuar tregon qartë se projektuesi i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare por qeveria amerikane dhe Tirana është viktimë e skenarit të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit”, është shprehur zëdhënësi.

Ai shtoi se për vite të tëra Shtetet e Bashkuara kanë detyruar qeverinë dhe kombin e Shqipërisë që të mbajnë një grup terrorist që i kanë trajnuar dhe pajisur ata në fushën kibernetike, raporton Euronews.al.

“Strehimi i grupit terrorist nga qeveria shqiptare dhe veprimi i qeverisë amerikane në mbështetje të atyre që janë përgjegjës për vrasjen e më shumë se 17 mijë shtetarëve dhe qytetarëve iranianë është një shembull i qartë  për mbështetjen e organizuar të terroristëve kundër qeverisë dhe popullit të Iranit. Republika Islamike e Iranit do të përdorë të gjitha aftësitë e saj brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e popullit iranian dhe për të mbrojtur veten kundër këtyre komploteve të liga”, nënvizoi Kan’ani.

Pak ditë më parë ai e cilësoi të pamend vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë raportet diplomatike më Shqipërinë.

Shqipëria përsëri gjatë ditës së djeshme ka qenë cak i sulmeve kibernetike.

Kryeministri, Edi Rama

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një postimin në Twitter, ku përsëri ka thënë se mbrapa këtij sulmi qëndron agresori i njëjti si herën e kaluar.

“Një tjetër sulm kibernetikë nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.”, ka shkruar Rama.

Shqipëria me 15 korrik ka përjetuar sulmin më të madh kibernetikë në historinë e saj, i cili paralizoi të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania, përmes së cilës qytetarët pajisen me shumicën e dokumenteve.

Ndërkohë që ambasada iraniane u boshatis me 8 shtator menjeherë pas ultimatumit të dhënë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama që i la 24 orë kohë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet./SHQIP.com