Lajme Botë

Irani instalon kamera në vende publike për të identifikuar gratë pa shami

Autoritetet iraniane kanë filluar të instalojnë kamera në vende publike për të identifikuar gratë e pambuluara, ka njoftuar policia iraniane.

Gratë e identifikuara do të marrin një paralajmërim në lidhje me pasojat e mosmbulimit të flokëve me hixhab (shami), dhe kjo do të ndihmonte në parandalimin e “rezistencës kundër ligjit të hixhabit”, raporton BBC.

Një deklaratë e policisë e publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Republikës Islamike tha se sistemi përdori të ashtuquajturat kamera “të zgjuara” dhe mjete të tjera për të identifikuar dhe dërguar “dokumente dhe mesazhe paralajmëruese për shkelësit e ligjit të hixhabit”.

Protestat u ndezën vitin e kaluar nga vdekja në paraburgimin policor të Mahsa Amini, një gruaje të re kurde e arrestuar për shkak se kishte shkelur rregullin e hixhabit.

Grave u kërkohet ligjërisht të mbulojnë flokët e tyre me një hixhab (shami) që kur Revolucioni Islamik i vitit 1979 vendosi një interpretim të rreptë të ligjit fetar. Gratë që shkelin ligjin përballen me gjoba ose arrestime.

/Shqip.com