Lajme Botë

Irani e mohon se ka furnizuar Rusinë me dronë

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, mohoi akuzat e SHBA-së dhe Perëndimit se Irani po furnizon Rusinë me drone, duke i bërë jehonë mohimeve nga zyrtarë të tjerë në Teheran dhe në Moskë.

“Ne dënojmë akuzat për dhënien e dronëve Rusisë në luftën në Ukrainë. Ne jemi kundër luftës kudo në botë”, tha Abdollahian të shtunën, sipas Agjencisë së Lajmeve gjysmë-zyrtare të Iranit Tasnim.

Siç shkruan CNN, vërejtjet e ministrit të Jashtëm erdhën pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës njoftoi procedime penale për të identifikuar këdo që ishte i përfshirë në furnizimin me avionë iranianë dhe raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi.

“Ata që ndihmojnë Rusinë të nisë sulme në qytete dhe fshatra paqësore të Ukrainës duhet të mbajnë gjithashtu përgjegjësi për krimet e luftës të Rusisë”, tha shërbimi i sigurisë në një deklaratë.

“Sepse nuk mund t’i shisni me vetëdije një thikë të mprehur një maniaku dhe pastaj të habiteni që ai vret njerëz.” Pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për të maskuar Shahedët (iranianë) si Geran (dronë të markës ruse), ne do të vërtetojmë origjinën e tyre iraniane”, tha kreu në detyrë i shërbimit të sigurisë, Vasyl Maliuk.

/Shqip.com