Lajme

IPK supspendon një major dhe një polic kufitar, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arkiv
Arkiv

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarëv policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit, një major dhe nzyrtar i policisë kufitare kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës.

“Lidhur me këtë rast me rekomandim të IPK-së janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje  (njëri nga ta me gradën major) përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë zyrtarë policorë të  përfshirë në këtë çështje me dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Operacioni PIKA 2

Arrestimet nga IPK

Theksojmë se në një aksion të Inspektoratit Policor të Kosovës, që është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale, më 14 mars janë arrestuar 48 policë dhe dy zyrtarë doganorë në Gjakovë dhe Prizren.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “marrja e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, në një konferencë për media ka thënë se të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në qindra aktivitete të marrjes së ryshfetit në pikat kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës, që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

“Nga hetimet, dyshohet se të arrestuarit janë të përfshirë qindra herë apo në mbi 400 veprimtari kriminale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtar”, tha Hodaj gjatë një konference për media pas përfundimit të aksionit të koduar “Pika”, që u nisi mëngjesin e 14 marsit në Gjakovë dhe Prizren.

Po ashtu, në aksionin ” Pika 2″ ishin arrestuar 26 zyrtarë policorë kufitar në pikën kufitare në Vërmicë.

Edhe për këtë rast, dyshimet janë për keqpërdorim të detyrës e marrje ryshfeti.

Aksioni është zhvilluar edhe nga autoritetet e Shqipërisë, duke arrestuar dhjetëra zyrtarë.

IPK-ja kishte deklaruar se operacionit i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar./Shqip.com