Lajme

IPK arreston rreshterin e policisë

Inspektorati Policor i Kosovës

Departamenti i Hetimeve i Inspektoratit Policor të Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor me gradën e rreshterit policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” lidhur me nenin 33.

Hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacionet e para rreth dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar për këtë zyrtar policor nga Policia e Kosovës.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë .

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale.

/Shqip.com