Lajme

IPK arreston një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë në Pejë, ja për çka dyshohen ata

Inspektorati Policor i Kosovës, ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar shtatë persona te dyshuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Në operacionin e kryer mbrëmë në Pejë, njëri nga ta ishte zyrtarë policor dhe gjashtë të tjerë qytetarë.

“Muaj më parë hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se një zyrtar policor (punonjës në Drejtorinë Rajonale të PK-së në Pejë) dyshohej se ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Në kuadër të veprimeve hetimore mbrëmë nga hetuesit e IPK-së është zbatuar urdhëri i kontrollit në një lokal në rrugën  “Hoxhë Tahsini”në Pejë meqë ekzistonte dyshimi i bazuar se aty ishte duke u zhvilluar aktiviteti i kundërligjshëm respektivisht dyshohej për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftim për media

Gjatë kontrollit nga IPK janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në këtë rast.

 Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./SHQIP.com