Teknologji

iPhone 16 Pro Max do të ketë kamerë periskopi “Super Telephoto”

Ende pa dalë në shitje seria e 15 e iPhone, kanë nisur thashethëmet për pasuesin e tij iPhone 16.

Sipas disa informacioneve, iPhone 16 Pro Max, pritet të prezantohet në shtator të vitit 2024. Digital Chat Station nga Kina ka njoftuar se kjo pajisje do të ketë një veçori mjaft unike.

iPhone 16 Pro Max do të pajiset me një kamerë të zmadhimit të periskopit “Super Telephoto”.

Ky emërtim me sa duket i referohet kamerave me një gjatësi fokale mbi 300 mm, gjë që do të ishte një arritje inxhinierike, duke marrë parasysh që iPhone 14 Pro Max aktual, duhet të mjaftohet me një kamërë që mund të ketë gjatësi deri në 77 mm.

Këtë shtator, iPhone 15 Pro Max është përfolur se do të shënojë debutimin e një periskopi në një iPhone dhe vitin e ardhshëm iPhone 16 Pro, do të ketë gjithashtu një periskop – jo vetëm një “Super Telephoto”.

Pra, me sa duket iPhone 16 Pro do të marrë periskopin e iPhone 15 Pro Max, ndërsa iPhone 16 Pro Max do të ketë një sistem edhe më të avancuar.

Kamerat Super Telephoto, përdoren shpesh në fotografitë sportive dhe të kafshëve të egra, dhe janë gjithashtu interesante për t’u përdorur për portrete, me kusht që fotografi të jetë mjaft larg subjektit.

Për më tepër, i njëjti burim pretendon se kamera kryesore e iPhone 16 Pro Max do të ketë një sensor 12% më të madh (1/1.14″ në madhësi) krahasuar me iPhone 14 Pro Max (1/1.28″).

/Shqip.com