Sport Ndërkombëtar

Inzaghi rezulton negativ në testin për  COVID-19, gati për derbin ndaj Milanos

Simone Inzaghi

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, ka rezultuar negativ në testin për Coronavirus.

Inzaghi tashmë është shëruar nga COVID-19, pasi kishte rezultuar pozitiv me 24 janar.

45-vjeçari do të jetë gati për ndeshjen derbi, ndaj Milanit.

Ndeshja ndërmjet Interit dhe Milanit pritet të zhvillohet me 5 shkurt, ku “Zikaltërit” synojnë fitoren për të thelluar distancën në krye të tabelës. /SHQIP.com