Sport Ndërkombëtar

Inzaghi: Një ëndërr mund të bëhet realitet

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është krenar me ekipin e tij, i cili e dominoi Milanin në rundin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

“Nerazzurri” fituan mbrëmë 2:0 në San Siro në një ndeshje të cilën e dominuan, ndërsa e presin me komod lojën e kthimit, e cila do të luhet të martën tjetër.

Inzaghi është i vetëdijshëm që Zikaltrit e bënë një hap gjigant drejt finales së Stambollit, por insiston që duhet të pritet edhe 90 minuta të tjerë para se të nisë festa.

“Kemi luajtur mjaft mirë, e patëm një qasje të shkëlqyeshme dhe e morëm një rezultat të rëndësishëm. E patëm një pjesë të parë të jashtëzakonshme, ku është dashur të shënonim më shumë. Por, e dimë se edhe në lojën e kthimit duhet të luajmë mirë dhe që ta interpretojmë lojën e sotme”, deklaroi Inzaghi pas lojës për “Sky”.

“E kemi demonstruar edhe në xhirot e kaluara që mund ta ruajmë rezultatin. Edhe me Benfican e nisëm lojën e kthimit me avantazh dhe ditëm ta administronim”, vazhdoi ai.

“Sekreti i kësaj fitoreje? Puna, përditshmëria. Jemi duke e pasur një vazhdimësi të jashtëzakonshme në këto momente përkundër një kalendari të ngjeshur. Jemi në finale të Kupës së Italisë dhe 90 minuta, plus vazhdimet, nga një ëndërr që mund të bëhet realitet”, përfundoi Inzaghi.

/Shqip.com