Sport Ndërkombëtar

Inzaghi: Jemi në garë për të gjitha objektivat, do ia dalim

“Zikaltërit” e Inter siguruan mbrëmjen e djeshme ndeshjen e 5-të radhazi pa fitore në elitën e futbollit italian, Serie A, mirëpo tekniku Inzaghi sërish këmbëngul se djemtë e tij janë ende në garë për të gjitha objektivat e sezonit.

Për mediat pas ndeshjes Inzaghi fillimisht u tregua kritik, teksa e krahasoi ndeshjen e mbrëmjes së djeshme, si të njëjtë me atë ndaj Fiorentinas e Salernitana-s.

“Ekipi pati një pjesë të parë të mirë që meritonte qartësisht më mirë, pastaj sa më gjatë që vazhdoi pa gol, ne u tensionuam dhe humbëm formën tonë. Është një fotokopje e ndeshjeve kundër Fiorentinës dhe Salernitanës, jemi të zhgënjyer dhe të zemëruar”,- u shpreh fillimisht tekniku italian.

Më tej Inzaghi u përpoq të shuante zërat, që thonë se “zikaltërit” nuk janë më interesuar për kampionait, pasi gjithë fokusi i tyre është në Champions League dhe Kupën e Italisë.

“Nuk është e vërtetë që ne nuk na intereson Seria A dhe duam vetëm të rrisim lojën tonë në garat e kupave. Ne donim shumë të fitonim dhe ky rezultat negativ ngadalëson përparimin tonë në ligë. Ndoshta skuadra ndjen presionin që na duhen vërtet pikë në Serie A dhe kjo na bën të frustruar, ne humbasim mprehtësinë tonë dhe nuk e lëvizim topin pastër.

Jemi vetëm dy pikë larg Milanit dhe ka shumë ndeshje përpara, kështu që kemi shumë kohë për ta kompensuar atë. Ne jemi ende në garë për të gjitha objektivat tona”,- tha në fund të fjalës së tij, tekniku Inzaghi. /abcnews.al

/Shqip.com