Lajme

Intervistohen 13 persona, synojnë dy pozita në Bordin e RTK-së

Komisioni “Ad hoc” ka bërë intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, raporton EO. Nga 16 kandidatë që kanë qenë në fillim, për tri pozita për anëtar të Bordit, janë intervistuar 13 prej tyre.

Kjo pasi dy kandidat, Mimoza Vila dhe Xhemail Veseli, nuk i kanë plotësuar kushtet. Ndërsa kandidati Naser Bresa, ka hequr dorë vetë nga aplikimi për këto pozita.

Kandiadtët që do të intervistohen janë: Donika Xhokli, Shukrije Rama, Ilir Bytyqi, Besa Maxhuni, Shpresa Jashari, Besnik Boletini, Naile Demiri, Dritan Shaipi, Afrim Gashi, Albinot Maloku, Arta Berisha, Faton Shatmani, dhe Mehmet Kalisi.

Komisioni Ad-Hoc përgjegjës për intervistim dhe përzgjedhjen e këtyre kandidatëve janë: Agim Veliu (kryetar), Fitim Haziri, Fidan Jillta, Tinka Kurti, Nijazi Isaku, Besim Muzaqi, Valon Ramadani, Mergim Lushtaku, Isak Shabani, Armend Zemaj dhe Time Kadriaj.

/Shqip.com