Sport Ndërkombëtar

Interi vetëm barazim me Salernitana

Interi ka zhgënjyer sërish tifozët e vet, pasi këtë herë është ndalur në barazimin 1:1 në Salerno, ku në “Stadio Arechi” nuk ka arritur dot të fitojë ndaj vendasve të Salernitanas.

“Zikaltërit” e morën avantazhin që në fillimin e pjesës së parë ku pas një aksioni të ngritur nga Kristjan Asllani, Lukaku devijon një top për Robin Gosens, me këtë të fundit, që me një goditje të fortë ndëshkon portierin Ochoa. Pas golit djemtë e Inzaghit vazhduan ofensivat sulmuese, por pa mundur dot të gjenin rrugën e rrjetës.

Teksa gjithçka dukej  se po shkonte drejt fundit, Antonio Candreva përfiton nga një “përgjumje” e mbrojtjes “zikaltër” dhe çon topin në rrjetë në minutën e 90’-të të sfidës, duket mos i dhënë miqve asnjë mundësi për të ndryshuar rezultatin, rezultat ky që lë pothuajse gjërat të pandryshuar në tabelën e klasifikimit.

Kështu, pas barazimit Inter ngjitet në kuotën e 51 pikëve, vetëm 1 më shumë se Roma e vendit të 4-t, ndërsa Salernitana ka shkuar në kuotën e 29 pikëve dhe renditet në vendin e 15-të.

/Shqip.com