Interi vazhdon me fitore
Publikuar:
(20.08.2022 22:33:24)

Interi po vazhdon me hapa të sigurtë.
Neurazurët kanë mposhtur Spezian – me rezultat të pastër 3-0.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Lautaro Martinez – në minutën e 35-të – i cili u asistua nga Romelu Lukaku.
Teksa për 2-0 u përkujdes Hakan Calahanoglu – kur po zhvillohej minuta e 52-të.
Por, me këtë rezultat nuk u mjaftua Joaquin Correa – që e tundi rrjetën në minutën e 82-të për 3-0.
Kjo ishte fitorja e dytë rradhazi për zikaltërit – në këtë fillim të kampionatit në Serie A – dhe gjenden në vendin e parë në tabelë.
Kurse, Spezia mbetet në pozitën e dhjetë – me tre pikë të grumbulluara./Shqip.com