Interi rikthehet në krye të Series A

Kampionët janë rikthyer në krye të tabelës.
Interi ka realizuar fitore 3-1 kundër Romës, për të rrëmbyer përsëri vendin e parë në Serie A
Neurazurët kaluan në epërsi pas gjysmë ore lojë me anë të DenzeL Dumfires.
Për anësorin holandez ky ishte goli i pestë në këtë sezon, krahas katër asistimeve.
Pritej një përgjigje nga romakët, por nuk erdhi.
Teksa, vendasit u nisën në sulm me të gjitha forcat – dhe arritën ta dyfishojnë rezultatin në minutën e 40-të. Topin në rrjetë e dërgoi Marcelo Brozovic.
Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm. Zikaltërtit shënuan pas vetëm shtatë minutave – me anë të Lautaro Martinez.
“El Toro” e dëshmoi edhe një herë se po kalon në formë jetësore, ndërsa ky ishte goli i 16-të në këtë sezon.
E gjitha çka mundën të bëjnë mysafirët deri në fund, ishte realizimi i golit të me anë të Henrikh Mkhitaryan.
Me këtë fitore, Interi ngritet në kuotën e 72 pikëve. Një më shumë se Milani i vendit të dytë – kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund.
Ndërsa, në anë tjetër Roma gjendet në pozitën e pestë me 58 pikë.
Synimi i quajtur “Champins Leauge” duket se është i pamundur për skuadrën e udhëhequr nga Jose Mourinho./Shqip.com
