Interi pritet të zhvillojë ndeshje miqësore në Tiranë më 16 korrik
Publikuar:
(07.02.2023 10:49:24)

Një lajm emocionues për tifozët e Interit në Shqipëri.
Skuadra zikaltër pritet që në datën 16 korrik, të zbarkojë në “Air Albania” për të zhvilluar një miqësore luksi me Partizanin e Tiranës, raporton Panorama Sport.

Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi në lidhje më këtë duel special, teksa kjo do të ishte hera e parë që Interi do të zbarkonte në tokën shqiptare.
Në këtë mënyrë, pas Milanit e Realit që patën ardhur për të zhvilluar miqësore në Tirane, tashmë duket se ka ardhur radha e Interit për të ardhur për miqësore në vendin tonë.
/Shqip.com