Sport Ndërkombëtar

Interi po triumfon ndaj Napoli-t

Hakan Calhanoglu

Pas 45 minutave lojë, neurazaurët po festojnë.

Interi është duke shënuar fitore ndaj Napolit, me rezultat minimal 2-1, shkruan Shqip.com.com.

Në këtë ndeshje, që është derbi i javës në Serie A, ishim napoletanët ata që shënuan të parët.

Kur po zhvillohej minuta e  17-të, ishte Zielinski që shënoi gol dhe e kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Në rolin e asistuesit ishte Lorenco Insigne.

Pas pranimit të këtij goli, neurazurët i shtuan sulmet drejtë portës së David Ospina-s, deri sa ja arritën qëllimit.

Në minutën e 23-të, Koulibaly luajti me dorë, ndërsa referi kryesor, pasi e rishikoi rastin në VAR, vendosi që të akordonte penalti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm u tregua Hakan Calhanoglu.

Goli i shënuar nga Calhanoglu

Ndërsa, që Interi të shkojë në pushm me avantazh u përkujdes, Ivan Perisic që shënoi me kokë, pas një harkimi të dhënë nga Calhanoglu.

Me rezultatin aktual, Interi ngritet në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Napoli mbetet në krye të Serie-s A, me 32 pikë./Shqip.com