Sport Ndërkombëtar

Interi nuk heq dorë nga Scudetto

Interi ka rimarr kryesimin e Serie A, pasi arriti ta mposht Spezian me rezultat 3:1.

Ishte Marcelo Brozovic, ai që e zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të, për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.

Pavarësisht rasteve të shumta gola e sigurisë nuk erdhi deri në minutën e 73-të.

Image

Ishte Lautaro Martinez, që e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

Image

Spezia arriti që në minutën e 88-të ta ngushtoj epërsinë, ishte Giulio Maggiore, që shënoi për 2:1.

Megjithatë vetëm pakë minuta më vonë Interi e rimori epërsinë prej dy golave, me anë të Alexis Sanchez. Interi gjendet në vendin e parë me 69-të pikë, kurse Spezia është në vendin e 15-të me 33 pikë./Shqip.com