Sport Ndërkombëtar

Interi mposhtet nga Lazio

Lazio-Inter

Interi është përulur ndaj Lazios në kryendeshjen e sotme në Serie A.

Neurazurët kanë pësuar humbje me rezultat 3-1, duke bërë një hap fals në “luftën” për vendin e parë.

Përkundër disfatës, ishte skuadra nga Milano që shënoi e para me anë të Ivan Perisic, i cili e tundi rrjetën nga pika e bardhë, pas vetëm 12 minutave lojë.

Goli i shënuar nga sulmuesi kroat ishte i vetmi në pjesën e parë, ndërsa për të barazuar rezultatin u përkujdes Immobile, në minutën e 64-të.

https://twitter.com/ifast222/status/1449427177934663686?s=20
Goli i shënuar nga Immobile

Se, Lazio kishte hyrë për të arkëtuar tre pikë në këtë takim e dëshmoi Felipe Anderson me golin e realizuar në minutën e 81-të.

https://twitter.com/ifast222/status/1449431307847671809?s=20
Goli i shënuar nga Felipe Anderson

Për epilogun pëfundimtar, Lazio 3-1 Inter, u përkujdes, Milinkovic Savic, që shënoi në minutat shtesë të takimit.

Pas kësaj fitore, skuadra e udhëhequr nga Sarri, gjendet në pozitën e pestë në tabelë, kurse Interi është në vendin e tretë, por nëse Roma shënon fitore të dielën, romkët e “rrëmbejnë” atë pozitë.

Këtë takim, nga minuta e parë e nisi, Elseid Hysaj, ndërsa u zëvendësua në minutën e 66-të, kurse Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha nuk u inkuadruan fare./Shqip.com