Sport Ndërkombëtar

Interi – lider në Serie A

Interi - lider në Serie A

Kampionët janë rikthyer në krye të Series A.

Interi ka mposhtur Lazion me rezultat 2-1, për të arkëtuar tre pikë të arta.

Goli i parë në këtë takim u shënua pas 30 minutave lojë.

Ishte qendërmbrojtësi Italian, Alesandro Bastoni që e tundi rrjetën.

Paraprakisht, zikaltërit kishin shënuar edhe me Lautaro Martinez, por u anulua nga VAR-i.

https://twitter.com/calciomercatoi7/status/1480273631200653315?s=20
Goli i shënuar nga Bastoni

Gëzimi i skuadrës vendase zgjati vetëm pesë minuta.

Ciro Immobile e barazoi rezultatin dhe e dëshmoi edhe një herë formën e lartë nëpër të cilën po kalon në këtë sezonë.

Ai është autor i 16-të golave në Serie A – në këtë kampionat – askush nuk ka më shumë.

Shifrat ishin të barabarta deri në minutën e 67-të.

Milan Skriniar shënoi për 2-1 dhe festa shpërtheu në taborin e vendasve.

Pas kësaj fitore, Interi kthehet në krye të Series A, me 49 pikë të grumbulluara – ani pse kanë një ndeshje më pak të zhvilluar se Milani.

https://twitter.com/goalsfott/status/1480286971444531211?s=20
Goli i shënuar nga Skriniar

Në anën tjetër, Lazio nuk po kalon aspak momente të mira.

Ekipi i udhëhequr nga Maurzio Sarri gjendet në vendin e tetë  dhe për momentin nuk kanë biletë që siguron garat evropiane – në sezonën e ardhshme.

Në këtë takim, për Lazion 90 minuta luajti Thomas Strakosha, 81 minuta u paraqit Elseid Hysaj, kurse Vedat Muriqi e shikoi ndeshjen nga stoli. /Shqip.com