Interi “deklason” Bolognan dhe “rrëmben” vendin e parë

Në krye me Simoeno Ingazin, Interi është duke treguar performanca të jashtëzakonshme në Serie A.
Neurazurët kanë “deklasuar” Bolognian me rezultat të thellë 6-0, duke dhënë sinjale që janë këndellur prej humbjes në Ligën e Kampionëve nga Real Madrid, shkruan Shqip.com.
Ishte Lautaro Martinez që shënoi golin e parë në minutën e gjashtë, pas një asistimi të dhënë ngë Denzen Dumfries.
Për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes Milan Skriniar, ndërsa Nicolo Barrella e shënoi golin e tretë në këtë takim.
Golin e katërt e shënoi Matias Vecino, kurse Edzin Dzeko shënoi edhe dy herë të tjera.
Në anën tjetër, golin e nderit për Bolognan e shënoi Arthur Theate.
Pas kësaj fitore, Interi është lider i përkoshëm në Serie A me dhjetë pikë, ndërsa Roma që gjendet në vendin e dytë me nëntë pikë ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Shqip.com