Sport Ndërkombëtar

Interi kalon në epërsi ndaj Juventusit

Sulmuesi i Interit po kalon në formë fenomanale

Interi ka kaluar në epërsi ndaj Juventusit, në kryendeshjen e javës në Serie A.

Në minutën e 17-të, ishte Edin Dzeko që e dërgoi topin në rrjetë, për të zhbllokuar shifrat në këtë takim, shkruan Shqip.com.

https://twitter.com/OficialSala12/status/1452352029561655312?s=20

Goli i shënuar nga Edin Dzeko

Sulmuesi boshnjak është duke kaluar në formë fenomenale që kur është transferuar te neurazurët.

Për 34 vjeçarin, ky ishte goli i shtatë i shënuar këtë sezonë në Serie A.

Në këtë ndeshje, Interi është duke dominuar që nga fillimi, ndër juventinët, po e zhvillojnë një ndeshje të fokusuar në repartin defanziv.

Nëse gjërat nuk ndryshojnë deri në fund, zikaltërit gjendet në pozitën e tretë me 20 pikë. Pesë më pak se Napoli që është lider. Ndërsa, Juventusi mbetet në pozitën e tetë./Shqip.com