Interi fiton ndaj Juventusit dhe kualifikohet në finale të Kupës së Italisë
Publikuar:
(26.04.2023 22:55:00)

Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë.
‘Nerazzurri’ fitoi 1:0, (2:1) nga të dyja ndeshjet ndaj Juventuesit.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Federico Dimarco.
Ai realizoi pas asistimit të Nicolo Barella, në minutën e 15’ të ndeshjes.
Gol shënoi edhe Edin Dzeko për Interin, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.
Juventusi krijuan mundësi për të barazuar shifrat, megjithatë nuk ishin të aftë.
Interi në finale do përballet me fituesin e çiftit Fiorentina – Cermonese, që zhvillohet nesër.
/Shqip.com