Sport Ndërkombëtar

Interi fiton me përmbysje ndaj Sassuolos

Sassuolo historikisht i ka shkaktuar Interit shumë probleme, por jo edhe në ndeshjen e sontme.

Neurazurët kanë kanë shënuar fitore minimale 1-2 për të arkëtuar tre pikë të “arta”, shkruan Shqip.com.

Golin e parë në këtë takim e shënuan vendasit me anë të Domenico Berardit i cili shënoi nga pika e bardhë, në minutën e 22-të.

Përkundër orvatjeve të të dyja skuadrave në pjesën e parë nuk pati më asnjë gol.

Ndërsa, në 45 minutëshin e dytë zikaltërit ishin më kërkues dhe kjo ju shpërblye atyre.

Në minutën e 58-të ishte Edin Dzeko që e dërgoi topin në rrjetë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Kurse, për epilogun përfundimtar, Sassuolo 1-2 Inter u përkujdes Lautaro Martinez i cili shënoi në penaltia.

Pas kësaj fitore, Interi gjendet në vendin e dytë në Serie A me 17-të pikë, një më shumë një më pak se Napoli që është lider./Shqip.com

Goli i shënuar nga Lautaro Martinez