Sport Ndërkombëtar

Interi e “pushton” Romën

Roma-Inter

Roma nuk ka mundur të shënojë golin e nderit.

Interi ka triumfuar në udhëtim te Roma, me rezultat të thellë 0-3.

Në ktë ndeshje që u prit të jetë derbi – epiteti i fituesit nuk u vu në dyshim për as edhe një moment të vetëm.

Goli i parë në këtë takim u realizua nga Hakan Calhanoglu, pas vetëm 15 minutave lojë.

Kur u prit një kundërpërgjigje nga romakët, ndodhi e kundërta.

Teksa po zhvillohej minuta e 24-të, Edin Dzekoi realizoi golin e tetë për këtë sezonë në Serie A, ndërsa asistues ishte Calhanoglu.

Goli i shënuar nga Edin Dzeko

Për sulmuesin boshnjak, ky ishte një gol i veçantë, pasi kishte kaluar pesë vite në “Olimpico”.

Për t’i dhënë goditjen e fundit skuadrës vendase u përkujdes, Denzel Dumfries, i cili e tundi rrjetën në minutën e 39-të.

Përkundër mundësive të shumta nga të dyja skuadrat, deri në fund të takimit – shifrat mbeten të njëjta.

Me këtë trepikësh, Interi ngritet në vendin e dytë në Serie A, me 27 pikë të grumbullluara, pas 16-të ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, Roma zbret në vendin e pestë, me 25 pikë. Tashmë kanë gjashtë pikë më pak se Atalanta që është në vendin e katërt, pozicion i cili siguron një biletër për në Ligën e Kampionëve. /Shqip.com