Teknologji

Interesimi i vajzave në teknologji viteve të fundit më i madh se i djemve në Kosovë

20 vajzave nga Kosova ju mundësua falas trajnimi për gjuhën programuese “Python”.

Kjo u mundësua nga donatori, Fitim Bozhdaraj, shqiptar në Amerikë.

Ky motiv thotë t’i ketë ardhur nga nëna e tij.

“Kur shikon Kosovën në përgjithësi ekziston një krizë, kur mendon për shkencën, mundësitë ekonomike dhe politike, gratë duan më shumë mundësi”, tha ai.

Kjo e bëri të mendoj për të gjitha gratë në Kosovë që punojnë dhe janë të afta të bëjnë çka do që duan.

Këtë iniciativë vajzat e konsideruan si mundësi të mirë për të gjetur më pas një vend pune.

“Duke e parë nevojën që vajzat janë shumë anash teknologjisë dhe duke e ditë që çdo ditë teknologjia është duke u avancuar e kam marrë guximin që mundemi me arrit diçka. Ka qenë e rëndësishme për shkak se Python është gjuha më e kërkuar dhe mendoj që kam me qenë më e përgatitur në tregun e punës, sepse në fakultet kemi mungesë të praktikës dhe mendoj që nevojiten më shumë ëork-shope të tilla”, tha Leonita Murati- studente.

Për 30 ditë, vajzat kanë pasur mundësi që të marrin informata bazë për programim.

“Po ka qenë një mundësi e mirë se na gjithmonë shikojmë për kësi trajnime dhe brenda 30 orëve kemi arrit me e marrë një bazë shumë të mirë. Mua personalisht më ka pëlqyer gjithmonë drejtimet që merren me shkenca kompjuterike edhe kam vazhduar”, u shpreh përfituesja tjetër e trajnimit, Enisa Hoxhaxhiku.

Trajnerja, Erza Ahmeti, thotë se gjuha programuese “Python” është shumë e kërkuar.

“Është shumë e rëndësishme qoftë ai nëse është kjo gjuha programuese apo një tjetër Python është formë shumë e mirë që me hy në programim edhe më i mësu fazat e programimit, me i hap dyert në sferën e programimit mendoj që ka me ju hap shuë dyer sepse ka përdorim shumë të madh në shkenca kompjuterike”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, menaxhmenti i Venture-Up, Mentor Rexhepi, tregon se viteve e fundit numri i vajzave të interesuara për teknologji ka kaluar përqindjen e djemve.

“Është shumë impresionues interesimi i vajzave për të marrë pjesë në trajnim në fushën e teknologjisë informative sidomos dy vitet e fundit me kënaqësi mund tju tregoj numrin e vajzave në trajnime e kalon numrin e djemve kështu që vazhdimisht përqindja e vajzave në trajnime e tejkalon numrin e djemve kështu afrohet 70% të numrit të pjesëmarrësve në trajnime, kjo është fakt i rëndësishëm sepse na dëshmon që vajzat gjithnjë e më shumë janë të interesime të investojnë në vete në mënyrë që sa më shpejtë të integrohen në tregun e punës dhe ti sigurojnë vetit vend punë”, tha Rexhepi.

Puna e sektorit të ICT-së sipas Rexhepit po rezulton të jetë mjaft atraktive.

“Pasi që puna në sektorin e ICT është bërë shumë atraktive kohëve të fundit duke marrë parasysh trendët kërkesat në sektorin privat etj, duke marrë parasysh që puna në sektorin e ICT ofron fleksibilitet në orarin e punës në vendin prej ku punon e cila i përshtet shumë që edhe vajzat të japin kontributin e tyre duke u punësuar në sektorin e ICT-së”, tha tutje ai.

Ky trajnim kushton rreth 250-300 euro për person, mirëpo këtyre vajzave ju mundësua falas.

Bozhdaraj promovimin e vajzave në teknologji, e bëri në një mënyrë edhe më të veçantë.

Në fushën e basketbollit të Parkut të Qytetit, dizajnoi lule dhe kode 0803, që simbolizojnë 8 marsin, ditën e fuqizimit të grave.

Po ashtu, një kafe dixhitale, përmes së cilës të rinjtë do të pajisën me aftësi dixhitale./Shqip.com