Sport Ndërkombëtar

Interesim i madh për fanellën e Lewandowskit, Barçës i hargjohet shkronja “W”

Robert Lewandowski

Transferimi i Robert Lewandowski në Barcelonë po ka shkaktuar “telashe” në “Spotify Camp Nou”

Interesimi i madh i tifozëve për të blerë fanellën e sulmuesit polak ka bërë që të mbrarojë stoku i shkronjës “W” – sipas Mundo Deportivos.

Mediumi spanjoll po ashtu shkruan se – për momentin fanella e tij Lewas mund të blihet në dyqanet tjera – si Passeig de Gràcia , La Rambla , Sagrada Família, La Roca del Vallès ose aeroporti Josep Tarradellas .  

Ama, ky nuk është e gjitha.

Efekti i Lewandowski po vihet re edhe nga klubi përmes rrjeteve të tij sociale. Sipas David Saura , një prej anëtarëve të komunikimit të klubit të Barçës, “vetëm në formatin e mbështjelljes në Instagram, videot për Lewandowski në llogarinë zyrtare të FC Barcelona tashmë i kalojnë 116 milionë shikime.

Ndërsa, në llogarinë zyrtare në Tiktok, shikimet janë në rrugën e duhur për të arritur në 75 milionë. 

33 vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me Barçën – ndërsa pritet të debutojë me 24 korrik – në miqësoren ndaj Real Madrid./Shqip.com