Sport Shqiptar

Interesim i jashtëzakonshëm – 22 mijë tifozë në “Air Albania”

Skuadra kombëtare e Shqipërisë është gati, gati janë edhe tifozët, të cilët nuk i lënë kurrë vetëm kuqezinjtë.

Shqipëria përballet sonte në mbrëmje (20:45) përballë Moldavisë në “Air Albania”, sfida e dytë eliminatore të Euro 2024.

Trajneri Sylvinho do të debutojë në stadiumin kombëtar, që do të jetë i mbushur plot e përplot për takimin ndaj Moldavisë.

Biletat janë shitur të gjitha, 22 mijë tifozë do të mbështesin me zemër krenarinë e shqiptarëve, me besimin për të festuar në fund fitoren e parë në Grupin E.

Nuk do të shikoni ekipin e Sylvinhos, do të shikoni ekipin kombëtar të Shqipërisë që luan me 100 km/h…

Jam i bindur se djemtë do të japin maksimumin, do të japin zemrën në fushë”, u shpreh tekniku brazilian gjatë konferencës për shtypin.

/Shqip.com