Sport Ndërkombëtar

Inter vazhdon formën e mirë, mposht edhe Sassuolon

Interi ka vazhduar me formën e mirë në kampionat, teksa sonte mundi 4-2 Sassuolon. Pjesa e parë u mbyll me një eurogol të Lukakut, i cili u dha qetësinë e duhur zikaltërve.

Çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë, djemtë e Inzaghit e shohin veten në avantazh të trefishtë. Fillimisht Trossoldi realizon në portën e gabuar, ndërsa më pas “tundi rrjetën” edhe Martinez.

Mysafirët nga Reggio Emilia nuk u dorëzuan dhe rihapën llogaritë përkohësisht me Henrique dhe Frattesi. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar për vendasit, që mbyllën me golin e dytë të Lukakut. Inter konsolidon pozitat në Champions, pasi renditet në vendin e 3-të me 66 pikë.

/Shqip.com