Sport Ndërkombëtar

Inter udhëheq pas pjesës së parë në Kupën e Italisë

Inter është duke udhëhequr me rezultat minimal 1:0, në finalen e Kupës së Italisë përballë Juventusit.

Ndeshjen që nga fillimi e dominoi skuadra e Simone Inzaghi si në posedim ashtu edhe në raste të krijuara.

Inter e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke dalë në epërsi që në minutën e gjashtë.

Ishte Nicolas Barrella, ai që me një super gola ia dha epërsinë kampionëve të Italisë.

Dusan Vlahovic pati disa mundësi për të barazuar rezultatin, por më e mira arriti në minutë e 24-të, që u mbrojt nga Samir Handanovic.

Pas një lëndimi, Danilo u detyra të largohet nga fusha në minutën e 41-të, derisa Alvaro Morato hyri në vendin e tij.

Kjo është vetëm hera e tretë që këto dy skuadra takohen në finalen e Kupës së Italisë dhe hera e parë që nga viti 1965./Shqip.com