Sport Ndërkombëtar

Inter pa probleme përballë Salernitana

Inter ka marr edhe fitoren e dytë radhazi në Serie A, pasi arriti të mposhtë Salernitanan.

Skuadra e Simone Inzaghit fitoi me rezultat bindës 2:0.

Inter kishte dominimin e topit, si dhe rastet më të mira, derisa mysafirët u munduan të rrezikonin me kundërsulme të shpejta.

Lautaro Martinez ia siguroi epërsinë fillestare vendasve në minutën e 13-t, me një super goditje.

Për golin e qetësisë u përkujdes Nicolo Barella në minutën e 58 që ia siguroi fitoren e tri pikë skuadrës së tij.

Pavarësisht rasteve të shumta Inter nuk arriti të shënojë përsëri.

Me këtë fitore Inter ngritët në vendin e shtatë me 18 pikë, kurse Salernitana mbetet e 12 me 10 pikë.a

/Shqip.com