Sport Ndërkombëtar

Inter Miami prezanton një tjetër legjendë të Barcelonës

Sergio Busquets është zyrtarizuar te Inter Miami. Pas Lionel Messit, skuadra amerikane ka zyrtarizuar përforcimin e radhës.

Legjenda spanjolle ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, Busquets te klubi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kaluar si futbollist i lirë.

35-vjeçari të gjithë karrierën e ka kaluar te Barcelona, nga ku u largua këtë verë. Ai ka fituar gjithçka që është e mundur gjatë periudhës 15-vjeçare në ekipin e parë katalunas.

Sergio Busquets gjithashtu ka fituar edhe trofe me Spanjën, në Kampionat Evropian dhe Kupën e Botës.

/Shqip.com