Sport Ndërkombëtar

Inter kompleton transferimin e Mkhitaryan

Henrikh Mkhitaryan

Interi ka njoftuar nënshkrimin e ish-mesfushorit të Manchester United, Henrikh Mkhitaryan.

33-vjeçari bashkohet si transferim i lirë pas skadimit të kontratës me Romën.

Ai bëhet ardhja e katërt e verës për Simone Inzaghi, pas Romelu Lukakut, Andre Onanës dhe Kristjan Asllanit.

Në një postim të gjatë në Facebook, Henrikh Mkhitaran falënderoi tifozët e Romës dhe “të gjithë në klub për miqësinë e veçantë që kemi ndërtuar së bashku”.

“Që nga momenti i mbërritjes sime në finalen e Konferencës së Ligës UEFA, mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme dhe diçka për të cilën do të jem gjithmonë mirënjohës! Kur vesha për herë të parë fanellën e Giallorossit, qëllimi im kryesor ishte t’i sjell lavdi klubit dhe tifozëve të tij fantastikë – dhe jam krenar që e kemi arritur këtë së bashku në Tiranë! Ishte fundi më i mirë që mund të kisha shpresuar për tre vitet e mia këtu”, tha ai.

33-vjeçari Mkhitaryan më parë kaloi tre vjet në kryeqytetin italian me Romën, ku shënoi 29 gola dhe dha 28 asistime në 117 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është tani në dispozicion të Simone Inzaghi-t përpara kampit të ardhshëm stërvitor para-sezonal dhe ai do të shpresojë që të jetë plotësisht i gatshëm përpara fushatës së ardhshme./Shqip.com