Sport Ndërkombëtar

Inter interesohet për transferimin e lojtarit të Napolit

Interi është në kërkim të një sulmuesi të tretë që të ndihmojë Lautaron dhe Turam.

Emri i parë në listë ishte ai i Luis Muriel, i cili ka një kontratë me Atalanta deri në fund të sezonit dhe Interi po tenton ta transferojë me kosto të ulët në merkaton e janarit.

Por “zikaltërit” thuhet se janë të gatshëm të tentojnë edhe një sulmues tjetër nga Serie A.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Xhiovani Simeone, sulmuesi i Napolit, është lodhur nga qëndrimi në stol dhe do të preferonte të ndryshonte ambient.

/Shqip.com