Sport Ndërkombëtar

Inter fiton në spektaklin me gola kundër Fiorentinës

Skuadra e Inzaghit ka arritur që të fitojë në një ndeshje interesante dhe me shumë gola, ku rezultati përfundimtar ishte 4:3 për Interin.

Skuadra nga qyteti i Milanos e filloi takimin shumë mirë, duke kaluar në epërsi prej dy golave pas 15 minutave lojë.

Ishte Martinez ai që e dyfishoi epërsinë në pjesën e parë. Por deri në fund të pjesës, Fiorentina shënoi përmes penalltis së shndërruar në golë nga Cabral.

Pjesa e dytë ishte edhe më interesante për sa i përket golave. Fillimisht Fiorentina e barazoi rezultatin dy herë, në 2-2 dhe në 3-3 në minutën e 90-të.

Kur u mendua se ndeshja do të mbyllet në barazim, doli në skenë lojtari armen, Mkhitaryan i cili me një goditje të fuqishme e shkundi rrjetën e portierit të Fiorentinës.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati më raste dhe Inter arkëtoi tre pikët e radhës.

/Shqip.com