Sport Ndërkombëtar

Inter – Fiorentina, ky është lojtari i ndeshjes

(Foto: Getty Images)
(Foto: Getty Images)

Për herë të nëntë në histori të klubit, Interi e ka fituar trofeun e Kupës së Italisë duke e mposhtur Fiorentinan në finalen e zhvilluar në Stadio Olimpico të Romës.

‘Neruazzurët’ triumfuan me rezultat 2 me 1 ndaj skuadrës së Fiorentinës.

Gonzalez shënoi në minutën e 3-të për epërsinë e ekipit nga Firenca, por me dy golat e Lautaro Martinez, Interi e përmbysi rezultatin dhe arriti ta fitojë trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin italian.P

sulmuesi argjentinas e fitoi çmimin e futbollistit të ndeshjes.

/Shqip.com