Sport Ndërkombëtar

Inter është finalisti i parë

Interi është skuadra e parë finaliste e Ligës së Kampionëve për edicionin e sivjetmë.

Zikaltërit edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kanë fituar ndaj rivalit lokal, Milanit. Pas ndeshjes së parë, të cilën e fituan me rezultat 2-0, të përzgjedhurit e trajnerit Simone Inzaghi sonte fituan me rezultat minimal 1-0 dhe e siguruan biletën për finalen e madhe, e cila do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll.

Momenti kyç i ndeshjes së sotme ishte në minutën e 74-t, kur argjentinasi Lautaro Martinez, i cili shënoi pasi u asistua nga Romelu Lukaku.

Përveç golit, të dyja palët kanë pasur raste shënimi, por që nuk u konkretizuan.

Në finale, Interi do të takohet me fituesin e çiftit Manchester City – Real Madrid, skuadra të cilat në ndeshjen e parë kanë barazuar 1-1.

/Shqip.com