Sport Ndërkombëtar

Inter dështon përballë Sampdorias

Skuadra e Interit nuk ka arritur më shumë se një barazim përballë Sampdorias në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të Ligës Italiane të Futbollit.

Edhe pse të dyja skuadrat patën disa raste shënimi, rezultati nuk ndryshoi për gjatë 90-të minutave lojë.

Pas këtij barazimi Interi gjendet në pozitën e dytë me 44 pikë të grumbulluara ndërsa Sampdoria gjendet në pozitën e 19-të me 11 pikë të grumbulluara.

Inter ndeshjen e rradhës e luan përballë Udineses ndërsa Sampdoria përballet kundër Bolognas në kuadër të Ligës Italiane.

/Shqip.com