Sport Ndërkombëtar

Inter – Bologna, publikohen formacionet zyrtare

Interi dhe Bologna kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Bolognas në takimin që pritet të zhvillohet në “Giuseppe Meazza” nga ora 20:45.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen në këtë ndeshje pas humbjes në derbi nga Juventusi dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitoreve.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të lartë me tri fitore radhazi dhe duan të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Inter: Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko.

Bologna: Skorupski; Posch, Soumaoro, Lucumì, Lykogiannis; Schouten, Medel; Orsolini, Ferguson, Barrow; Arnautovic.

/Shqip.com