Inter – Bayern Munchen – kryendeshja e sontme në Ligën e Kampionëve

Vëmendja e tifozëve të futbollit – do të jetë sonte në “Giuseppe Meazza”.
Aty do të përballen Interi me Bayern Munchen – në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në këtë ndeshje që fillon në ora 21:00, favoritë në letër nuk ka.
Të dyja skuadrat nuk po kalojnë formë të mirë – në kampionatet përkatese.
Neurazurët gjenden në pozitën e tetë në Serie A – pasi kanë grumbulluar vetëm nëntë pikë – pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.
Teksa, bavarezët – gjenden në pozitën e tretë – në Bundesliga – me vetëm 11-të pikë.
Te Interi – për shkak të lëndimeve mungojnë Romelu Lukaku dhe Dalbert, ndërsa te Bayerni – nuk është i gatshëm Bouna Sarr.
Takimet tjera që zhvillohen sonte – në Champions:
Ajax – Rangers
Napoli – Liverpool
Atletico Madrid – Porto
Club Brugge – Bayer Leverkusen
Barcelona – Viktoria Plzen
Eintracht Frankfurt – Sporting CP
Tottenham Hotspur – Marseille /Shqip.com