Inter – Bayern, formacionet zyrtare

Është një përsëritje e finales së 2010-ës sonte teksa Inter dhe Bayern Munich takohen në fazën e grupeve të Champions League.
Dhe ja si e shikojnë dy skuadrat përballjen në San Siro.
Interi ende duhet të bëjë pa sulmuesin e lënduar Romelu Lukaku, kështu që Edin Džeko dhe Lautaro Martínez nisin përpara.
Simone Inzaghi është gjithashtu pa Nicoló Barella dhe Stefan de Vrij për përballjen kundër kampionëve të Bundesligës.
Inter: Onana – Skriniar, D’Ambrosio, Bastoni – Dumfries, Mkhitaryan, Brozovic, Çalhanoglu, Gosens – Lautaro Martínez, Dzeko.
1️⃣1️⃣🦁#InterFCB #UCL #ForzaInter pic.twitter.com/TBsjUGAQQl
— Inter (@Inter) September 7, 2022
Sa i përket Bayernit, Thomas Müller rikthehet në skuadrën që barazoi 1-1 me Union Berlin të shtunën.
Bayern: Neuer – De Ligt, Pavard, Kimmich, Sane, Coman, Mane, Sabitzer, Davis, Hernandez, Muller.
Tonight’s team to take on @Inter_en 👊#packmas #UCL #InterFCB pic.twitter.com/dr6iqeBwUE
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) September 7, 2022
Kjo është hera e parë që skuadrat takohen që nga viti 2011, ku Interi përparoi në raundin e 16-të me golat jashtë fushe./Shqip.com