Sport Ndërkombëtar

Inter – Barcelona planifikojnë shkëmbimin e bujshëm

Interi dhe Barcelona pritet të bëjnë një shkëmbim të bujshëm gjatë verës, pasi dy klubet ndajnë disa objektiva të përbashkët. Prej kohësh është përfolur për një shkëmbim Brozovic-Kessie, një temë të cilën e ka rikthyer sërish në vëmendje La Gazzetta dello Sport.

Kroati nuk është më i paprekshëm në Milano, pasi në sytë e Inzaghit titullar në rolin e regjisorit është Calhanoglu, ndërsa Kessie nuk ka qenë kurrë një preferencë e parë për Xavin.

Të dy lojtarët nuk do të ishin kundër një transferimi të tillë, as dy klubet, të cilët me këtë lëvizje do të rregullonin bilancet financiare. Në të njëjtën kohë, gjithnjë sipas La Gazzetta dello Sport, Inter pëlqen edhe dy lojtarë të tjerë të Barcelonës, Umtiti i dhënë në huazim te Lecce dhe Marcos Alonso.

Në përfundim të këtij sezoni, drejtuesit e klubit zikaltër duhet të ribëjnë mbrojtjen nga e para. Skriniar pret sezonin e ri për t’u transferuar te PSG, De Vrij është në përfundim të kontratës, ndërsa D’Ambrosio është i destinuar të largohet. Një temë më vete është edhe e ardhmja e Bastonit.

/Shqip.com