Lajme

Instituti Hidrometeorologjik: Vërshime të shpejta e rrëshqitje dheu nesër në Prishtinë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshimeve të shpejta dhe rrëshqitje të dheut nesër në Prishtinë.

Në njoftimin e IHMK-së, thuhet se do të ketë aktivitet ciklinik, reshje intensive dhe vërshime të shpejta nga orët e para të ditës së hënë.

“Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare: 35%. Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare: 15 %. Zona e prekur e ndjeshme ndaj rrëshqitjeve: Shumë e lartë: 6 km², e lartë: 72 km², E moderuar: 31 km²”, thuhet në njoftim.

Instituti thotë se ky informacion i jashtëzakonshëm meteorologjik bazohet në “produktet profesionale të certifikuara prognostike të Qendrës Evropiane për Parashikimin e Motit ECMWF, ICON – Shërbimi kombëtar gjerman i motit DËD, Sistemi Evropian i Parashikimit të motit, Copernicus EFAS”.

/Shqip.com