Ekonomi Biznes

Institucioni financiar IBAS së shpejti do të mundëson dhënien e donacioneve për Fondin e Sigurisë

IBAS

Institucioni financiar, IBAS, ka njoftuar se do ta krijoj mundësinë e dhënies së donacioneve për Fondin e Sigurisë.

Nga IBAS kanë bërë të ditur se kjo do të ndodh sapo të krijohen rrethanat nga Qeveria e Kosovës.

“Transaksionet do të jenë pa pagesë dhe për secilën ndihmë që do të jepni do të fitoni bonuse nga IBAS”, thuhet në njoftim.

IBAS është institucion financiar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike, shërbimin e pagesave, transferit të parasë dhe kredive për pagesa.

Lexo edhe:
Kosova themelon Fondin për Siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është themeluar Fondi i Sigurisë.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka autorizuar Ministrin e Financave për themelimin e këtij fondi, duke u bazuar në nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë.

“Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria”, ka shkruar ai./Shqip.com