Lajme

Institucionet sot në pushim për nder të Ditës së Kushtetutës

Qeveria e Kosovës

Institucionet e Kosovës, sot e kanë ditë të pushimit, kjo për nderë të 9 prillit Ditës së Kushtetutës së Kosovës.

Ani pse 9 prilli Dita e Kushtetutës, ishte ditë e shtune, institucionet vendor janë në pushim me 11 prill.

Grafika e ditëve të pushimit për muajin prill dhe maj

Por kjo nuk do të jetë e vetmja për muajin prill, pasi që edhe 18 prilli ditë e hënë do të jetë pushim për nder të Pashëve Katolike edhe pse festa i bie të jetë ditë e diele me 17 prill.

Përsëri në prill, zyrtaret do të pushojnë edhe me 25 pill ditë e hënë, për nder të Pashëve Ortodokse.

Kalendari i festave zyrtare në Kosovë

Pushimi i të hënave do të pasoj edhe në muajin maj, ku me 1 maj do të jetë Dita Ndërkombëtare e Punës dhe me 2 dhe 3 maj do të jetë festa e Bajramit të Madh.

E hëna e pestë dhe e fundit që zyrtarët do të kenë pushim, është 9 maji, Dita e Evropës./Shqip.com