Teknologji

Instagram ndryshon strategjinë, lejon përdoruesit të shkarkojnë ‘Reels’ publike

Instagram më në fund po i lejon përdoruesit të shkarkojnë videot e shkurta apo si njihet ndryshe me emrin ‘Reels’ të publikuara nga personat tjerë, duke ua dhënë mundësinë që të njëjtat t’i përdorni në aplikacionet tjera.

Aplikacioni rival i videove të shkurtra të rrjetit social TikTok, e ka këtë veçori prej vitesh dhe ka fituar popullaritet nga njerëzit që shikojnë video të shkurtra.

Kreu i kompanisë Adam Mosseri tha se përdoruesit me bazë në SHBA do të jenë në gjendje të shkarkojnë Reels në listën e tyre të kamerës.

Përdoruesit mund ta bëjnë këtë duke klikuar në ikonën e ndarjes dhe më pas duke zgjedhur opsionin Shkarko.

Mosseri vuri në dukje se Reels mund të shkarkohen vetëm nga llogaritë publike.

Një fotografi e publikuar nga ai, ka treguar se videoja e shkarkuar do të ketë të bashkëngjitur edhe një logo të Instagramit së bashku me emrin e llogarisë nga ku është bërë shkarkimi i videos.

TikTok përdor një format të ngjashëm për të bashkangjitur një shenjë në videot e shkarkuara.

Kjo lëvizje nga Instagram për t’i lejuar përdoruesit të shkarkojnë Reels mund të jetë një taktikë për të tërhequr njerëzit që të shikojnë më shumë përmbajtje në platformë.

Reels ka qenë pika e fokusit për të nxitur rritjen dhe të ardhurat për kompaninë mëmë Meta në tremujorët e fundit.

Mark Zuckerberg tha se koha e kaluar në Instagram u rrit me 24% falë rekomandimeve të Reels të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale.

/Shqip.com